
Shkëndija e Tetovës triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj uellsianëve të Haverforduestit, në duelin e vlefshëm për turin e parë të Ligës së Konferencës.
Një përballje e dominuar maskimalisht nga skuadra shqiptare, e cila regjistroi plot 9 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që miqtë nuk arritën të shënjestronin asnjëherë kuadratin. Gjithsesi, golin që zhbllokoi sfidën, erdhi në minutën e 4, kur Shala arriti të përshëndeste rrjetën.
Gjithsesi një rezultat minimal ky për skuadrën nga Tetova, duke lënë të hapur kualifikimin për në sfidën tjetër, edhe pse diferencat mes të dyja skuadrave ishin të dukshme.
Lini një Përgjigje