TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2025, 12:33

Shorti i Champions League, Egnatia ‘peshkon’ islandezët; ja kundërshtarët e Dritës dhe Shkëndijës

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Champions League, Egnatia ‘peshkon’ islandezët; ja

Sot është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Champions League, ku janë caktuar edhe kundërshtarët e klubeve të rajonit.

Shorti për raundin e parë kualifikues në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, u hodh në selinë e UEFA-s në qytetin zviceran të Nyonit.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen më 8-9 korrik ndërsa ndeshjet e kthimit më 15-16 korrik.

Ndeshjet e raundit të parë janë si në vijim:

Grupi 1:

FK Zalgiris (Lituani) - Hamrun Spartans FC (Malta)

KuPS Kuopio (Finlandë) - FC Milsami Orhei (Moldavi)

The New Saints FC (Uells) - KF Shkëndija (Maqedoni e Veriut)

FC Iberia 1999 (Gjeorgji) - Malmö (Suedi)

FC Levadia (Estoni) - FC RFS (Letoni)

Grupi 2:

FC Drita (Kosovë) - FC Differdange 03 (Luksemburg)

Vikingur (Ishujt Faroe) - Lincoln Red Imps FC (Gjibraltar)

KF Egnatia (Shqipëri) - Breidablik (Islandë)

Shelbourne FC (Irlandë) - Linfield (Irlanda e Veriut)

Fotbal Club FCSB (Rumani) - Inter Club d'Escaldes (Andorra)

Shorti i Champions League, Egnatia ‘peshkon’ islandezët; ja

Grupi 3:

Virtus AC 1964 (San Marino) - HSK Zrinjski Mostar (Bosnjë e Hercegovinë)

NK Olimpija (Slloveni) - FC Kairat Almaty (Kazakistan)

FC Noah (Armeni) - FK Buduçnost (Mali i Zi)

PFC Ludogorets 1945 (Bullgari) - FC Dinamo-Minsk (Bjellorusi)

Lini një Përgjigje