TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2025, 15:17

Shorti jep verdiktin final, një skuadër shqiptare siguron automatikisht grupet e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Shorti jep verdiktin final, një skuadër shqiptare siguron

Shkëndija e Tetovës ose Drita  e Kosovës do të jenë në grupet e një kompeticioni europian këtë sezon, sigurisht nëse nuk ia dalin të dyja. Kjo pasi të dyja skuadrat luajnë në turin e dytë të Champions dhe shorti i vendosi përballë në Ligën e Europës, nëse mposhten nga Kopenhagen dhe FCSB.

Kështu Shkëndija dhe Drita do të përballeshin bashkë në turin e tretë të Ligës së Europës, nëse skualifikohen nga Champions. Në këtë rast, fituesi i këtij çifti do kalonte në “play-off” të Ligës së Europës, për të siguruar automatikisht të paktën grupet e Ligës së Konferencës.

Të gjitha mundësinë janë për të dyja skuadrat, që të bëjnë mirë. Dhe nëse nuk ia dalin bashkë të shkojnë në grupe, një prej tyre ka fatin t’i provojë këtë sezon.

shkëndija e tetovës drita grupet e europës

Lini një Përgjigje