TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2025, 20:31

Shkëlqeu me Dinamon në Europë dhe do sfidojë Xhakën e Shaqirin, Zabërgja merr ftesë nga kombëtarja për kualifikueset e Botërorit

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlqeu me Dinamon në Europë dhe do sfidojë Xhakën e

Shkëlqimi me Dinamon në këtë edicion në Ligën e Konferencës ka sjellë vëmendjen mbi Baton Zabërgjën. Sulmuesi kosovar, ka qenë një nga protagonistët e ecurisë mbresëlënëse të bluve që arritën në “play-off”-in e Ligës së Konferencës. Falë këtyre paraqitjeve, erdhi edhe firma e tij për Metalist 1925 në Ukrainë.

Por jo vetëm kaq, pasi tashmë futbollisti kosovar do të jetë pjesë fikse e përfaqësueses së vendit të tij. Ka qenë pikërisht klubi ukrainas ai që ka bërë të ditur se futbollisti i cili sapo ishte bashkuar nga radhët e Dinamos, është ftuar për dy ndeshjet e shtatorit nga trajneri i Kosovës, Franko Foda.

Kosova përballet në kualifikueset Botërorit me Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit më 5 shtator dhe me Suedinë e Giokeres më 8 shtator. Zabërgja debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në një miqësore ndaj Armenisë në muajin qershor, ndërsa tani pritet që të tregojë sa vlen edhe në ndeshje zyrtare me të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Metalist 1925 (@metalist1925_kh)

baton zabër sulmuesi shqiptar kosova kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje