TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2024, 19:31

“Shqipëria 99% jashtë Europianit”, Kielini ‘fshin’ kuqezinjtë: Të festojnë me tifozët arritjen deri këtu

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria 99% jashtë Europianit”, Kielini

Xhorxho Kielini nuk beson se Shqipëria do t’ja dalë të bëjë mrekullinë, duke mposhtur Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Kuqezinjve u duhet fitorja për të siguruar thuajse 100% kualifikimin në fazën tjetër, qoftë si vend i dytë, qoftë si mes të 3-tave më të mira, pasi 4 pikë janë mëse mjaftueshëm.

Sipas legjendës italiane, Shqipëria e meriton rrugëtimin që ka bërë deri më tani, por fitorja ndaj Spanjës është thuajse e pamundur.

Shqipëria është jashtë Europianit, 99%. Unë nuk mendoj se Shqipëria mund Spanjën, por ata e meritojnë që ta shijojnë dhe të festojnë me tifozët për arritjen deri këtu”, tha Kielini.

xhorxho kielini ish-futbollisti italian

Lini një Përgjigje