Sport22 Qershor 2024, 18:28

Ndahet nga jeta nëna e “mbretit” Pele, nuk mësoi kurrë vdekjen e të birit

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta nëna e “mbretit” Pele, nuk mësoi

Çeleste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pelé, ndërroi jetë të premten në moshën 101-vjeçare. Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e djalit të saj në vitin 2022. Ajo u shtrua në spital për tetë ditët e fundit, tha në një deklaratë Konfederata e Futbollit Brazilian.

Shkaku i vdekjes së Arantes nuk u zbulua, shtoi CBF. Fondacioni Pelé tha në kanalet e tij të mediave sociale se nëna e fituesit të Kupës së Botës ishte një model.

Ndjenjat e sotme janë të përziera. Ne vajtojmë thellësisht largimin e ‘Çelestinja”, siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Çeleste është nëna mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona.”, tha fondacioni. Santos, klubi ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, tha se tifozëve të tij u vjen keq për vdekjen e “nënës së mbretit tonë të përjetshëm”.

çeleste arantes nëna e pele