
Dy ditë para ndeshjes me Spanjën ku Shqipërisë i duhen tre pikët për të vijuar ëndrrën në “EURO 2024”, kanë vërshuar memet në rrjetet sociale.
Misioni duket i vështirë, por jo i pamundur për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në raundin e 1/16 dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me formacionin e dytë.
Në disa meme të ndara në rrjetet sociale, tifozët shqiptarë u kanë shkruar yjeve të Spanjës që të ‘tolerojnë’ Shqipërinë që ajo mund të kualifikohet.
Madje, njëri prej tyre i ka shkruar kampionit 16-vjeçar, Lamin Jamal.
“Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan ai yllit të Spanjës.

Lini një Përgjigje