TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 18:32

Shqipëria “i rrëmben” një tjetër futbollist Kosovës, mbrojtësi merr pasaportën shqiptare dhe pret ftesën e Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria “i rrëmben” një tjetër futbollist

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas raportimeve në media, qendërmbrojtësi Bujar Pllana është pajisur me pasaportë shqiptare, duke i hapur rrugën një grumbullimi të mundshëm me ekipin kuqezi.

24-vjeçari, i cili aktivizohet aktualisht me Lechia Gdansk në elitën e futbollit polak, konsiderohet si një alternativë shtesë për trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve “play-off” të Botërorit, që do të zhvillohen në muajin mars.

Pllana e ka nisur karrierën në Kosovë, ku është aktivizuar me Trepçën, Ferronikelin dhe Prishtinën. Më pas ai u transferua në Kroaci te Slaven Belupo, përpara se të kalonte në kampionatin polak, ku aktualisht është pjesë e Lechia Gdansk.

Sa i përket përfaqësueses së Kosovës, Pllana ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir, duke regjistruar katër paraqitje me U-19 dhe tre me U-21. Megjithatë, ai nuk ka marrë asnjëherë ftesë nga përfaqësuesja A.

Mbetet për t’u parë nëse qendërmbrojtësi do të përfshihet në listën e ardhshme të Kombëtares shqiptare dhe nëse do të debutojë me fanellën kuqezi në ndeshjet vendimtare të muajit mars.

 

bujar pllana mbrojtësi kosovar kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje