Sport14 Qershor 2024, 19:27

Shqipëria prek tapetin e blertë të “Signal Iduna Park”, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen para ndeshjes me Italinë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria prek tapetin e blertë të “Signal Iduna

Pas konferencës për shtyp, të zhvilluar ditën e sotme, 24 orë përpara ndeshjes së parë, atë përballë Italisë, ku përpara gazetarëve dolën Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti, skuadra ka zbritur për herë të parë edhe në tapetin e blertë të “Signal Iduna Park”, për të kryer edhe stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.

Shqipëria prek tapetin e blertë të “Signal Iduna

Ajo që vihet re është mbizotërimi i atmosferës pozitive tek djemtë tanë, që shpresojmë të ndikojë pozitivisht për sfidën e së shtunës përballë Italisë.

Në plan është edhe një seancë tjetër stërvitore nesër në mëngjes, por kjo do të varet nga trajneri Silvinjo nëse dëshiron ose jo ta bëjë.

Shqipëria prek tapetin e blertë të “Signal Iduna

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë takimin e parë të Kampionatin Europian 2024 ditën e nesërme në orën 21:00 përballë Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Shqipëria prek tapetin e blertë të “Signal Iduna

kombëtarja shqiptare