Sport20 Tetor 2023, 21:25

Shqipëria shumë afër kualifikimit në “EURO 2024”, UEFA nënshkruan marrëveshjen që ndikon te tifozët kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria shumë afër kualifikimit në “EURO

Kombëtarja shqiptare po kalon një formë fantastike, ndoshta një ndër më të mirat në histori. Por ajo ç’ka i vë “kapakun” kësaj forme, është kualifikimi në “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme. Një kualifikim që duket shumë pranë, që për Shqipërinë do të ishte hera e dytë që merr pjesë në një kompeticion të tillë, pas vitit 2016.

Ndërkohë, në krahun tjetër, UEFA ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë tifozët. Zyrtarët e UEFA-s kanë nëshkruar një marrëveshje që çdo tifoz që ka biletë për ndeshjen do të ketë edhe një kartë udhëtimi 36-orëshe për ta përdorur në transportin publik në 10 qytetet pritëse. Gjithçka do të jetë pa kosto shtesë nga ora 06:00 e ditës së ndeshjes që do të zhvillohet e deri në orën 18:00 të ditës tjetër.

Tifozët do të jenë në gjende të udhëtojnë pa asnjë pagesë shtesë në rast se kanë biletën e stadiumit. Një lajm mjaft i mirë ky për tifozët shqiptarë që pritet të “pushtojnë” Gjermaninë.

uefa tifozët shqiptarë