TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2026, 17:54

“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, rikthehen thirrjet raciste në stadium

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, rikthehen

Një incident me përmbajtje të hapur antishqiptare është regjistruar në ndeshjen e kampionatit të Maqedonisë së Veriut mes Vardarit dhe Tikves (7–0), e zhvilluar dy ditë më parë. Gjatë takimit, tifogrupi ultras i Vardarit, “Komiti”, është dëgjuar duke brohoritur në kor: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”.

Pamjet që dokumentonin thirrjet u publikuan në faqen online “Patriotski drustvo”, por sipas raportimeve ato u fshinë rreth 30 minuta pas publikimit.

Konteksti i ngjarjes

Ngjarje të tilla nuk janë të reja në stadiumet e vendit, megjithatë ky episod vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe shoqëror. Së fundmi, në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar protesta të studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë të drejtën për të dhënë provimet në gjuhën shqipe.

Reagimi institucional

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se rasti përbën vepër penale të kategorisë “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive”. Sipas legjislacionit në fuqi, kjo shkelje parashikon gjoba nga 600 deri në 1000 euro për individët, ndërsa për klubin përgjegjës, në rast se nuk parandalon sjellje të tilla, masa financiare varion nga 1500 deri në 5000 euro.

tifogrupi ultras i vardarit kampionati i maqedonisë së veriut

Lini një Përgjigje