TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2024, 21:36

Si e siguroi Espanjoli Kumbullën nga Roma me një aplikacion, historia e çuditshme me transferimin e mbrojtësit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Si e siguroi Espanjoli Kumbullën nga Roma me një aplikacion, historia

Marash Kumbulla shënoi në fitoren e Espanjolit 2-1 përballë Majorkës. Kaq mjaftoi, që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të merrte gjithë vëmendjen te skuadra spanjolle.

Historia e Kumbullës është mjaft interesante. I kthyer tashmë në protagonist te mbrojtja e Espanjolit, vlen për t’u theksuar se transferimi i tij në Spanjë u realizua përmes “TransferRom”.

Pasi Kumbulla nuk dukej se do gjente minutat e duhura te Roma sepse as huazimi te Sasuolo nuk shkoi si duhej, pikërisht aplikacioni ndihmoi mbrojtësin shqiptar të shkonte në radarët e Espanjolit. Kjo platformë ka lidhur klube, agjentë dhe lojtarë prej vitesh duke pasur parasysh nevojat e secilit.

Mbi 800 klube janë pjesë e saj dhe Espanjolit u shtua së fundmi. Dhe është vërtetë e çuditshme, por e vërtetë, që impakti i “TransferRoom” huazoi Kumbullën te Roma.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare espanjol

Lini një Përgjigje