Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale kanë nxitur diskutime mbi raportet dhe hierarkinë brenda përfaqësueses braziliane.
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje dinamikat e brendshme të kombëtares së Brazilit, duke ngritur dyshime për pozicionin aktual të Neymarit në grup.
Gjatë një ndërprerjeje për hidratim, e diktuar nga temperaturat e larta, sulmuesi brazilian, i cili në atë moment ndodhej jashtë fushës, iu afrua bashkëlojtarëve për t’u dhënë udhëzime.
Në pamje duket se Neymar u drejtohet Vinícius Júnior dhe Bruno Guimarães me këshilla dhe instruksione, duke marrë për pak çaste një rol të ngjashëm me atë të stafit teknik.
???????? Neymar was handing out instructions to Vinícius Júnior and Bruno Guimarães in the hydration break and it looks like they couldn't care less that he's there.
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) June 14, 2026
Like a drunk old man in the pub giving advice to anyone who'll listen. pic.twitter.com/IXKzT2c2uH
Videoja ka gjeneruar reagime të shumta në rrjet, ku shumë komentues e kanë interpretuar episodin si një tregues të ndryshimeve që mund të jenë duke ndodhur në strukturën e lidershipit brenda skuadrës braziliane.
Indiferencë totale ndaj Neymar
Ajo që ka shkaktuar të qeshura dhe habi në rrjet është reagimi i dy futbollistëve. Si Vinícius ashtu edhe Guimarães u shfaqën totalisht indiferentë, duke pirë ujë dhe duke parë nga ana tjetër, pa e kthyer kokën asnjë sekondë nga ish-lideri i tyre. Sjellja e tyre linte të kuptohej qartë se nuk u interesonte aspak ajo që Neymar po u thoshte.
Ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e botës, fansat e futbollit në platformën ‘X’ (ish-Twitter) nuk i kanë kursyer ironitë. Krahasimi më viral i orëve të fundit e përshkruan skenën në mënyrë epike: “Neymar dukej fiks si ai plaku i dehur në pab që u jep këshilla për jetën të gjithëve, por askush nuk ia vë veshin!” Ky moment tregon qartë se te Brazili i ri, brezi i ri i udhëhequr nga Vinícius Jr nuk dëshiron më të jetë në hijen e “shfaqjeve” të Neymarit, duke shtuar edhe më shumë zërat për një krizë të brendshme autoriteti në kombëtare.
Pavarësisht barazimit me Marokun, ndeshja tregoi një problem të madh për Brazilin, skuadra nuk funksionon si një njësi e plotë. Ata u dukën të çorganizuar për shumë minuta, me shumë gabime në pasime dhe me mungesë kontrolli në mesfushë. Maroku ishte më i qartë në lojën e tij, më i disiplinuar dhe shpesh e vinte Brazilin në vështirësi serioze.
Një nga shqetësimet kryesore ishte performanca e mesfushës. Casemiro, i cili zakonisht është shtylla e ekipit, nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe dukej i lodhur, ndërsa Brazili humbiste shumë duele në qendër të fushës. Kjo bëri që mbrojtja të ishte nën presion të vazhdueshëm.
Po ashtu, edhe mbrojtja nuk ishte e sigurt, me gabime në pozicionim dhe mungesë komunikimi. Kjo e detyroi trajnerin Carlo Ancelotti të bëjë ndryshime të shpejta, përfshirë edhe zëvendësime të detyruara për të përmirësuar ekuilibrin e skuadrës.
Ancelotti pas ndeshjes pranoi hapur se Brazili nuk luajti mirë dhe kërkoi më shumë balancë dhe agresivitet nga lojtarët e tij. Ai theksoi se është i kënaqur vetëm me rezultatin, por jo me mënyrën se si luajti skuadra.
Nga ana tjetër, Vinicius Jr vazhdon të jetë shpresa kryesore e Brazilit. Ai ka talent të jashtëzakonshëm dhe aftësi për të vendosur ndeshjen i vetëm, siç e tregoi edhe këtë herë. Megjithatë, kritikat janë se Brazili po varet shumë nga individualiteti i tij dhe jo nga një sistem i fortë ekipor.
Ekspertët e futbollit theksojnë se në turne të mëdha nuk mjafton vetëm talenti individual. Edhe pse Vinicius mund të shpëtojë një ndeshje, për të fituar Kupën e Botës Brazili ka nevojë për më shumë organizim, më shumë stabilitet në mesfushë dhe një lojë më të balancuar në të gjitha repartet.
Ndeshja përballë Marokut tregoi dy anë të Brazilit: nga njëra anë një yll botëror si Vinicius Jr që mund të ndryshojë fatin e një ndeshjeje, dhe nga ana tjetër një skuadër që ende nuk ka gjetur formën dhe identitetin e saj të plotë. Nëse këto probleme nuk zgjidhen shpejt, do mbetet e vështirë që Brazili të shkojë deri në fund të turneut.
Lini një Përgjigje