
Meritan Shabani është në radarin e Silvinjos. Mësohet se trajneri brazilian ka vendosur të ftojë për ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, lojtarin 24-vjeçar. Lajmi është bërë me dije nga “Albania Team” që raportojnë se kanë pasur një bisedë me skautët e FSHF-së në Zvicër.
Mesfushori ka qenë më parë pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë, ndërsa ka provuar të luajë edhe për fanelën e Bajernit të Mynihut. Prej asaj kohe ai ishte gati të kontribuonte te kuqezinjtë, mirëpo nuk mundi ta bënte një gjë të tillë kur ishte trajner Edi Reja.
Tashmë pritet të shihet nëse trajneri Silvinjo do ta ftojë për ndeshjen e 17 tetorit kundër Bullgarisë, pasi cilësisht mund të konkurojë Nedim Bajramin. Ai luan në rolin e organizatorit te Grasshopers dhe konkurrenca padyshim që do të shtonte cilësinë në ekipin tonë përfaqësues.
Lini një Përgjigje