TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2025, 18:31

Silvinjo mbledhje në mes të fushës, Duka spektator; kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo mbledhje në mes të fushës, Duka spektator;

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në “Air Albania” në vigjilje të ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. 

Në fillim të seancës stërvitore, trajneri Silvinjo ka mbledhur kuqezinjtë në mes të fushës duke zhvilluar një mbledhje të shkurtër me lojtarët për rëndësinë që kishte përgatitja për ndeshjen në fjalë.

 

Më pas kuqezinjtë kanë nisur ushtrime te zakonshme të nxehmjes në grupe, para se të fillonin punën taktike për përgatitjen e sfidës ndaj Letonisë. Në ato momente në cepin e fushës erdhën edhe drejtues të FSHF-së, duke filluar nga presidenti Duka, i cili pa nga distanca përgatitjet e kuqezinjve, raporton "Panorama". 

Lini një Përgjigje