TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2024, 17:51

Siti i jep fund ecurisë negative pas 5 ndeshjesh, triumfon pastër në fushën e Leisterit; zhbllokohet Haland

Shkruar nga Pamfleti

Siti i jep fund ecurisë negative pas 5 ndeshjesh, triumfon pastër

Në "King Power Stadium" vendasit e Leisterit u mposhtën 0-2 nga Mançester Sitit. Pas pesë ndeshjeve pa sukses dhe me vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit, "Qytetarët" gjetën tri pikët. Savinjo në minutën e 21 zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Haland "vulosi" tri pikët në pjesën e dytë për të qetësuar Guardiolën në stol.

Mançesteer Siti renditet në vendin e pestë, ndërsa ekipi i Van Nistelroit është në vendin e 18. Ndeshja e radhës për të besuarit e Guardiolës është ndaj Uest Hemit, takim ky i programuar për në datën 4 janar.

Synimi i vetëm për Sitin janë 3 pikët, për të dalë kështu nga kriza e rezultateve negative.

mançester siti leister premier liga

Lini një Përgjigje