Sport 7 Prill 2023, 14:18

Skandali me pagat e gjyqtarëve, Barcelona letër UEFA-s dhe FIFA-s

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me pagat e gjyqtarëve, Barcelona letër UEFA-s dhe FIFA-s

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u është drejtuar zyrtarisht UEFA-s dhe FIFA-s me shpjegime sa i përket skandalit që ka shpërthyer së fundmi rreth klubit të tij, i cili akuzohet se prej shumë vitesh paguan drejtues të lartë të gjyqtarëve në vend.
Në klubin e Barcelonës ka filluar të ndihet frika se mund të përballen me vendime drastike nga ndërkombëtarët dhe kjo gjë do i fundoste edhe më shumë në mes të krizës financiare që po përjetojnë.
U bë e ditur nga “Catalunya Ràdio” se Joan Laporta, u ka dërguar shpjegimet mbi marrëdhëniet që kishte klubi me Hoze Maria Enrikez Negreira.
Gjatë periudhës kur ai ishte zëvendëspresident i Komitetit Teknik të gjyqtarëve në Spanjë, të cilin e kishte paguar për 17 vite radhazi.
Ky burim bën të ditur se në letrën zyrtare që presidenti i Barcelonës u ka dërguar drejtuesve të futbollit ndërkombëtar, u kërkon që të mos paragjykohet klubi pa asnjë lloj prove si dhe “të mos bëjnë deklarata publike duke lejuar që Barça të mbrohet në procesin gjyqësore që është hapur ndaj saj”.
Kjo letër ishte pasojë e deklaratave që u bënë nga Xhani Infantino dhe Aleksander Çeferin në ditët e kaluara. I pari deklaroi se ishte i shqetësuar me atë që po ndodhte në Spanjë, ndërsa i dyti e vlerësoi si situatë shumë të rëndë.
Barcelona beson që nëpërmjet kësaj letre, të bindë UEFA-n që të mos i sanksionojë sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, pasi kështu do të humbte shumë sponsorë të lidhur me arritjen e përfaqësimit në këtë aktivitet.

barcelona uefa fifa skandali me pagat e gjyqtareve