
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis. Pas përfundimit të sfidës, tifozët hynë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia.
Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit përfundoi në paqe 2-2, por duket se vetëm rezultati ishte i tillë. Pas përfundimit të sfidës, tifozët hynë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.
Ky i fundit akordoi penallti në favor të ballshiotëve në minutën e 80 të takimit, por për kampionët e Shqipërisë, prekja ndaj futbollistit të Bylisit ishte inekzistente. Në përfundim të 90 minutëshit të luajtur në “Egnatia Arena”, tifozët e Tiranës hynë në fushë, duke tentuar të dhunonin arbitrat.
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se ka shoqëruar disa tifozë të Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Rrogozhinë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje