Një episod i pakëndshëm ndodhi në ndeshjen Marseill-Atalanta, e vlefshme për Champions League.
Kur sulmuesi i ekipit italian, Ademola Lookman, u zëvendësua nga Yunus Musah në minutën e 75, ai u ndal me forcë nga trajneri Ivan Juric, i cili iu afrua nigerianit dhe i kapi krahun duke i folur ashpër.
Përpara se tensioni të përshkallëzohej, ndërhyrja e De Roon dhe disa anëtarëve të stolit i ndau, duke e dërguar futbollistin përsëri në stol.
Pas ndeshjes, trajneri i Atalantës shpjegoi se çfarë ndodhi me lojtarin në momentin e zëvendësimit.
“Janë gjëra të zakonshme, si De Bruyne në Napoli apo diku tjetër. Lojtarët ndonjëherë nuk e pranojnë daljen nga loja, ka reagime të tepruara dhe aty mbaron, zgjidhet në dhomat e zhveshjes. Të gjithë i kemi përjetuar këto situata. Ajo që ka rëndësi është Atalanta dhe skuadra. Për të mirën e ekipit duhet të sillesh siç duhet; pastaj unë e kuptoj, nuk është problem. Për mua gjithçka kalon.", tha ai.
Clima sereno na Atalanta: Juric, conhecido por ser um brigão, discutiu forte com Lookman à beira do gramado. pic.twitter.com/w46tgDucYt
— Calciopédia (@calciopedia) November 5, 2025
Lini një Përgjigje