TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2023, 19:10

Skënderbeu rikthehet frikshëm në Superiore, korçarët mundin në transfertë pretendentët për titull (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu rikthehet frikshëm në Superiore, korçarët

Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut sfida e Rrogozhinës. Egnatia suprizohet nga korçarët, teksa këto të fundit triumfuan 1-0. 

Të besuarit e Ivan Gvozdenovic rikthehen në Superiore pas një viti mungesë me fitore, duke koleksionuar 3 ppikët e para në sfidën hapëse të sezonit të ri. 

Një duel mjaft interesant rezultoi të ishte mes dy ekipeve, teksa raste pati në të dyja portat. Goli vendimtar i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 59 nga Juri Merlim. 


Një gol fantastik me festën që shpërtheu në “Arena Egnatia” dhe bëri që gjithë tifozët rrogozhinas të “hestnin”. Në minutat e mbetura pavarësisht rasteve nuk  pati gola të tjerë, Egnatian që e nis me humbje këtë sezon. 

egnatia skënderbeu kategoria superiore

Lini një Përgjigje