Sport26 Gusht 2023, 18:15

Mançester Junajtid bën përmbysjen e madhe në shtëpi, Arsenali ndalet dhe vendos rekordin historik negativ në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid bën përmbysjen e madhe në shtëpi,

Janë zhvilluar sot disa nga ndeshjet e javës së dytë të Premier Ligës angleze, aty ku nuk kanë munguar surprizat dhe golat. 

Mançester Junajtid ka shmangur një turpërim në shtëpi, duke fituar me rezultatin 3-2 ndaj Notingam Forest. “Djajtë e Kuq” e panë veten në disavantazhin e dy golave pas 5 minutave lojë, por reaguan duke e kthyer nga 0-2 në 3-2. 

Ndërkohë, Arsenali që pretendon titullin kampion, është ndalur në shtëpi në një barazim 2-2 ndaj Fulhamit. “Topçinjtë” ishin në disavantazh që në minutën e parë të takimit, por shënuan dy gola duke përmbysur shifrat, por miqtë reaguan dhe barazuan në 2-2. 

Arsenali është skuadra e parë në historinë e Premier Ligës që pranon një gol në minutën e parë tre herë në një vit të vetëm kalendarik. 

Ishte Andreas Pereira ai që ndëshkoi nënkampionët e Anglisë pa u mbushur mirë 1 minutë lojë. Një pasim i kthyer mbrapa gabimisht nga Saka që i dhuroi futbollistit mik mundësinë për të kapur në befasi portierin Ramsdale. 

arsenal mançester junajtid premier liga