
Skënderbeu U-19 fitoi 5-0 ndaj Inter Eskaldes U19 në “UEFA Youth League”. Korçarët kualifikohen kështu në gjysmëfinale ku gjejnë pikërisht Aston Vilën U-19.
Skënderbeu e kishte siguruar kualifikimin që në takimin e parë. Sfida në Andorrë u fitua 10-0 nga kampionët e Shqipërisë për grupmoshën U-19.
Bardhekuqtë e kishin të lehtë edhe sot ku zhbllokimi i rezultatit erdhi nga Pinto me autogol. Më pas edhe Nasto me Shkëmbin shënuan në stadiumin “Skënderbeu”.
Fidel Korçari realizoi dopietë në këtë takim. Sfida e radhës do të jetë përballë Aston Vilës, pikërisht më 22 tetor dhe 5 nëntor.
Lini një Përgjigje