
Skiatorja kineze Liu Jiayu, 33 vjeç, medaliste e argjendtë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, u dëmtua rëndë sot gjatë kualifikueseve të femrave në disiplinën halfpipe në Livigno, aktivitet testues për Olimpiadën Dimërore Milano Cortina 2026.
Gjatë provës së dytë, Liu kërkoi pikët e nevojshme për t’u futur mes 12 më të mirave që kalojnë në finale. Në kërcimin e fundit, dërrasa preku dëborën në mënyrë të çrregullt në momentin e uljes. Atletja humbi kontrollin dhe u rrëzua me forcë.
Ajo ra mbi shpatullën e majtë dhe përplasi qafën dhe kokën në dëborë. Organizatorët ndalën menjëherë muzikën dhe pezulluan garën për rreth 10 minuta. Stafi mjekësor ndërhyri në pistë për afro tetë minuta, stabilizoi sportisten dhe e transportoi me barelë jashtë impiantit për dërgim urgjent në spital.
Publiku në Livigno reagoi me duartrokitje ndërsa Liu largohej nga pista. Organizatorët rifilluan garën dhe përfunduan fazën kualifikuese sipas programit. Finalja është planifikuar për nesër në Parkun e Dëborës Livigno, në orën 19:30.
Deri në momentin e publikimit nuk ka njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Liu Jiayu.
Rrëzimi i saj pason incidentin e 41-vjeçares amerikane Lindsey Vonn, e cila u dëmtua të dielën në një garë skish dhe u dërgua në spital. Mediat amerikane raportuan se dëmtimi mund ta detyrojë Vonn të mbyllë karrierën.
Chinese snowboarder Liu Jiayu takes a worrisome fall on this afternoon’s Women’s Half Pipe during Milano-Cortina 2026.
— @nicmartinezva.bsky.social (@nicmartinezva) February 11, 2026
Hoping for a healthy recovery! pic.twitter.com/N4ulRvjPlV
Lini një Përgjigje