
Gjigantët e Superligës turke, Gallatasaraji është në kërkim të një portieri të ri. Gjatë këtyre ditëve, opsioni më i lakuar ka qenë ai i Ederson nga Mançester Siti. Por, vetëm orët e fundit ka dalë në “dritë” një emër i ri, bëhet fjalë për gardianin e Interit, jan Zomer.
Sipas raportimet të “Sportmediaset”, klubi zikaltër kërkon 4 milionë euro për ta lënë të lirë zviceranin. 36-vjeçarit i skadon kontrata në “San Siro” verën e vitit 2026 dhe në një situatë të tillë nënkampionët e Europës nuk kërkojnë ta humbasin falas.
Shpenzimet marramendëse të Gallatasarajit në këtë merkato verore mund të jenë një “armë” shtesë për të bindur Zomer rreth kalimit në Superligën turke.
Lini një Përgjigje