TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 18:35

La Dinamon për Metalistin, Baton Zabërgja prezantohet te skuadra ukrainase

Shkruar nga Pamfleti

La Dinamon për Metalistin, Baton Zabërgja prezantohet te skuadra

Baton Zabërgja është futbollisti më i ri i Metalist 1925. Pas largimit nga Dinamo, ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij tek klubi ukrainas, te të cilët gjen edhe Itodo Mandelën së bashku me Ermir Rashicën.

Për kartonin e tij, klubi ukrainas ka shpenzuar 800 mijë euro. Kështu, Dinamo “mbush arkat”, ku pas largimit të Itodos, bën një tjetër shitje të madhe, por humb një futbollist me vlerë.

Përsa i përket Zabërgjës, sulmuesi 24-vjeçar ka bërë mjaft mirë me Dinamon. Në 81 ndeshje që ai ka marrë pjesë, ia ka dalë që të shënojë 23 gola dhe të asistojë në 17 të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by fcmetalist_1925 (@fcmetalist_1925)

baton zabërgja sulmuesi shqiptar metalist 1925

Lini një Përgjigje