Sport 9 Dhjetor 2023, 22:17

Stiven Shpendi i pandalshëm në Itali, tund rrjetën e nëntë sezonale me skuadrën e Çezenës

Shkruar nga Pamfleti

Stiven Shpendi i pandalshëm në Itali, tund rrjetën e

Talenti shqiptar, Kristian Shpendi, është abonuar me golin në Serinë C italiane. Ylli i Shpresave, gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanelën e Çezenës. 

20-vjeçari, shënoi golin e dytë për të tijtë në transfertën e Rekanateses, në minutën e 7, me fragmentin e parë që përfundoi me shifrat 0-2 për Çezenën.

Ky ishte goli i nëntë në kampionat në 13 javë për Kristian Shpendin, i cili është shndërruar në një bomber të vërtetë te bardhezinjtë. Sulmuesi është duke ecur në gjurmët e vëllait të tij binjak, Stiven Shpendi, që sezonin e kaluar u shpall golashënues te Çezena, ndërkohë që në merkaton e verës u transferua tek Empoli në Serinë A. 

stiven shpendi çezena sulmuesi i shpresave