Sport 9 Dhjetor 2023, 21:02

Një ndeshje që i pati të gjitha, Lajpcigu mposht Dortmundin, verdhezinjtë zhgënjejnë në “Signal Iduna Park”

Shkruar nga Pamfleti

Një ndeshje që i pati të gjitha, Lajpcigu mposht Dortmundin,

Lajpcigu triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Borusias së Dortmundit në “Signal Iduna Park”, në një ndeshje që i pati të gjitha. Në minutën e 15, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Mats Humels.

Goli i parë erdhi në minutën e 32, kur Bensebaini shkaktoi autogol. Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën baraspeshën e përkohshme me Sule në minutën 45+6. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë. 

Fillimisht ishte Baumgartner që në minutën e 54 ngushtoi diferencën, ndërkohë që Polsen në minutën e 90+1, realizoi golin e tretë për miqtë. Dy minuta më pas ishte radha e sulmuesit Fulkrug për të vulosur shifrat përfundimtare në 2-3.

lajpcig borusia dortmund bundesliga