Sport 9 Dhjetor 2023, 21:54

Kërkohet nga Juventusi dhe dy ekipe të tjera në Europë, talenti shqiptar gati të bëjë hapin e madh në karrierë

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohet nga Juventusi dhe dy ekipe të tjera në Europë,

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Talenti i Llapit, Elvir Gashijani pritet të largohet në merkaton e janarit për të bërë një hap të madh në karrierën e tij. 

Sipas “Lajmi.net”, për Gashijanin kanë shprehur interesim tri klube të rëndësishme Europiane, përfshirë Juventusin që synon fillimisht ta transferojë në ekipin B.

Shtutgarti dhe Hajduku i Splitit janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa negociatat kanë filluar.

Gashijani është talent, i cili pritet të ketë një të ardhme të ndritur. Pak kohë parë më parë ai realizoi dy gola për Kosovën U-17 në Maltë.

e17-vjeçari aktivizohet edhe tek ekipi i parë i Llapit, me të cilët ka shënuar disa gola. Gashijani luan në rolin e mesfushorit të avancuar, si dhe në krahun e djathtë të sulmit.

 

elvir gashijani talenti i llapit juventus shtutgart hajduku i splitit