TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shtator 2025, 21:25

Super asist i Granit Xhakës, Sandërlendi rikthehet te fitorja dhe ‘kërcënon’ Liverpulin kryesues (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Super asist i Granit Xhakës, Sandërlendi rikthehet te fitorja dhe

Sandërlandi është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni deri tani në Premier Ligë. Ekipi i sapongjitur në elitën e futbollit anglez ka fituar me rezultatin minimal 0-1 në transfertë ndaj Notingam Forest.

“Macet e zeza” gjetën golin në minutën e 38 me mbrojtësin paraguajan, Omar Alderete, i cili shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Granit Xhakës nga goditja e dënimit.


Asist i tretë për mesfushorin me origjinë shqiptare në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni në Premier Ligë, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë fitore Sandërlendi ngjitet në vendin e 3 me 11 pikë, 4 më pak se Liverpuli kryesues.

sandërlend notingam forest premier liga

Lini një Përgjigje