
Takimi Skënderbeu-Laçi, i përfunduar 1-0 për korçarët mbrëmjen e djeshme hapi javën e 5 në Kategorinë e Parë, ndërsa sot zbritën në fushë 6 ekipe të tjera.
Pogradeci i Ardian Memës nuk pati probleme në "Kukës Arena" ndaj verilindorëve. "Liqenorët" e gjetën 3 herë rrugën e rrjetës me Ezeliel në minutat 3 dhe 30 dhe Kazim, ndërsa te Kukësi shënoi Uillson Zhunior.
Nuk pati fitues në “Redi Maloku” mes Kastriotit vendas dhe Burrelit. Goli i Burrelit me Xhabrahimin në pjesën e parë nuk mjaftoi. Moses Ajine "vulosi" barazimin 1-1. Dueli në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Ilirisë u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa ndeshja KorabiApolonia përfundoi me rrjeta të paprekura, 0-0.
Lini një Përgjigje