TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2025, 16:20

Talenti shqiptar shpallet kampion duke tejkaluar pritshmëritë, 17-vjeçari shkruan historinë me ekipin e parë

Shkruar nga Pamfleti

Talenti shqiptar shpallet kampion duke tejkaluar pritshmëritë,

Melburn Siti mposhti me rezultatin 1-0 Melburn Viktori, për të fituar kampionatin australian. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Medin Memeti, që mori minuta në finale.

17-vjeçari ishte pjesë e skuadrës që u shpall kampione e Australisë. Memeti u afrua te Melburn Siti në verën e kaluar, pasi ishte pjesë e moshave.

Edicioni i parë ka rezultuar i suksesshëm duke fituar trofeun më të rëndësishëm. Memeti mori minuta në 21 ndeshje gjithsej ku shënoi pesë gola dhe asistoi një tjetër.

Deri tani ka luajtur vetëm me Australinë e moshave. Në dyshim mbetet zgjedhja e tij për ekipin e parë.

medin memeti talenti shqiptar melburn siti

Lini një Përgjigje