TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 19:08

Të dielën luan ndaj Juventusit, zbulohet emri i lojtarit të denoncuar për përdhunim

Shkruar nga Pamfleti

Të dielën luan ndaj Juventusit, zbulohet emri i lojtarit të

Mediat italiane publikuan dje lajmin se prokuroria e Udines ka nisur hetimet ndaj një futbollisti të Udinezes, pasi ndaj tij është bërë një denoncim nga një grua. Sot, u mësua edhe identiteti i lojtarit në fjalë, i cili pritet që të dielën të jetë në fushë për ndeshjen e Serisë A ndaj Juventusit.

“Il Messaggero Veneto” ka bërë të ditur se mbrojtësi francez i Udinezes, Oumar Solet, është emri i cili ka përfunduar në listën e hetimeve të policisë dhe është marrë në pyetje rreth denoncimit.

Por i njëjti burim lajmi pranë futbollistit tregon edhe versionin e tij të ngjarjeve, duke insistuar se bëhej fjalë për raport konsensual e kurrsesi për një përdhunim.

Në shtëpinë e lojtarit kishte shumë persona. Gruaja që e ka denoncuar, ka dalë edhe më përpara me të. Ata u puthën dhe pastaj u futën në një dhomë me një çift tjetër, pa asnjë lloj përdorimi force”, shpjegoi burimi në fjalë si kanë ndodhur ngjarjet në shtëpinë e lojtarit.

Klubi për momentin ka qendruar në heshtje të plotë, ndërsa pritet që futbollisti të jetë normalisht në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Juventusit.

oumar solet futbollisti i udinezes

Lini një Përgjigje