
Lionel Mesi u frustrua me arbitrin Joe Dickerson pas barazimit që Inter Majemi mori në transfertën me San Jose Earthquakes.
8 herë fituesi i “Topit të Artë” u tërbua me vendimin e gjyqtarit për të mos i dhënë një goditje dënimi jashtë zonës. Gjyqtari nuk i pranoi asnjë nga protestat e tij dhe menjëherë i tregoi kartonin e verdhë.
Por ylli argjentinas iu kthye sërish duke protestuar, me Dickerson që i tha: “A do që të të përjashtoj? Largohu!”.
Më pas Mesi u ndalua nga anëtarët e stafit të trajnerëve të San Jose Earthquakes, me trajnerin e Earthquakes, Bruce Arena.
Lionel Messi encarándose con el árbitro tras acabar el partido con tarjeta amarilla.
— REAL MADRID FANS ???? (@AdriRM33) May 15, 2025
Es el protegido de los árbitros ???????????? pic.twitter.com/S7LvCvawol
Lini një Përgjigje