TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 21:17

“Të mbyllim kualifikueset me rekord“, Herri Kejn: Ndaj Shqipërisë tregojmë versionin tone më të mirë

Shkruar nga Pamfleti

“Të mbyllim kualifikueset me rekord“, Herri Kejn: Ndaj

Anglia kërkon të mbyllë kualifikueset pa pësuar gol dhe diçka të tillë e synon ndaj Shqipërisë, skuadër që ka shkuar në tashmë në “play off”. Sulmuesi i “3 luanëve”, Herri Kejn u shpreh se skuadra duhet të tregojë versionin më të mirë të saj.

E di që jemi kualifikuar dhe Shqipëria është një “play off”, por ende nuk kemi pësuar gol dhe mendoj se është motivim i madh. Do të ishte speciale të mbyllnim kualifikueset pa pësuar gol.

Gjithashtu duam të tregojmë nivelin tonë më të mirë dhe nëse e bëjmë, mendojmë se mund të mposhtim këdo në botë, nuk ka rëndësi kundërshtari që kemi përpara”.

Vetë Kejn është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Bajernin e Mynihut, diçka që do ta vërë në shërbim të Kombëtares së “3 Luanëve”. “Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë vit me fanelën e Anglisë dhe është e rëndësishme të fitojmë”-tha ai.

 

herri kejn sulmuesi i anglis kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje