
Në prag të ndeshjes me Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj është surprizuar nga prindërit e tij.
Ata kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Mitrovicës në Kosovë, teksa nuk kanë hezituar të pozojnë pranë murales ikonike, ku Manaj feston me shqiponjë golin e fitores karshi Serbisë në Leskovc.
Bomberi lushnjar nuk ka ngurruar ta postojë këtë imazh në “story” në “Instagram”. Vetë Rei Manaj ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe përfaqësuesen “Daradane”, ku në prononcimin pas fitores me Andorrën, shprehu dëshirën që edhe Kosova të jetë pjesë e fazës “play-off” për “Botërorin 2026”.

Lini një Përgjigje