TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 19:55

“Do jetë futboll i shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm”, ambasadori britanik flet me diplomaci: Do të doja të fitonte Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

“Do jetë futboll i shkëlqyer me tifozë të

Të dielën në “Air Albania” kombëtarja shqiptare do të ulë siparin e kualifikueseve të Botërorit 2026 me sfidën ndaj Anglisë, e njëjta me të cilën edhe e hapi këtë fushatë.

Në prag të kësaj ndeshjeje presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka zhvilloi një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Abbot ku patën një bisedë të këndshme për ndeshjen, videon e së cilës ai e postoi në profilin e tij në Instagram

Mendoj se do të jetë një ndeshje fantastike. Do të jetë një futboll i shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm dhe një atmosferë fantastike. Kush fiton… epo  jemi në një moment të rëndësishëm të garës dhe unë jam dikush që padyshim do doja ata të fitojnë-tha ambasadori britanik kur kreu i FSHF e pyeti se kush do të fitojë ndeshjen.

Natyrisht me tone shakaje, ndërhyri Duka dhe i tha se si banor në Shqipëri duhet të dojë që të fitojë Shqipëria.

Ju sigurisht doni të fitojë Shqipëria-vijoi Abbot-Kushdo që të fitojë atë ditë, nuk ka rëndësi sepse rëndësi ka momenti. Por është gjithmonë mirë të duash të fitosh’.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në prag të përballjes. Gjendja e ekipit duket shumë e mirë dhe të gjithë janë gati për duelin ndaj “Tre Luanëve”.

Anglia vjen në formë të shkëlqyer me shtatë fitore në po kaq ndeshje në kualifikuese, ndërsa ende nuk ka pësuar asnjë gol.

UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia. Kryesori Marko Guida do mbështetet nga ndihmësit Xhorxho Pereti, Alesio Berti dhe Simone Soza. Në VAR do jenë Marko Di Bllo dhe Valerio Marini.

Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar 'Tre Luanëve' vetëm një herë, në humbjen 1-3 në 'Qemal Stafa' më 28 mars 2001, me gol nga Altin Rraklli. Ndërkohë që Anglia na ka shënuar 21 gola.

Takimi i fundit mes skuadrave është më 21 mars 2025, kur në Londër Anglia fitoi 2-0. Kjo është ndeshja e fundit që Shqipëria ka humbur këtë vit, teksa më pas Kombëtarja ka gjashtë fitore (pesë radhazi) dhe dy barazime.

nicholas abbot ambasadori britanik ndeshja me anglinë

Lini një Përgjigje