TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 19:48

Tensione në tribunën e stadiumit, tifozi heq këpucën dhe bën gjeste të pahijshme ndaj trajnerit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në tribunën e stadiumit, tifozi heq këpucën dhe

Istogu dhe Liria ndanë pikët në një përballje të mbyllur me rezultatin 2-2, e vlefshme për Ligën e Parë në Kosovë. Takimi u karakterizua jo vetëm nga rivaliteti në fushë, por edhe nga incidente të raportuara në tribunat e stadiumit.

Sipas pamjeve të publikuara, një pjesë e tifozëve vendas reaguan ashpër ndaj trajnerit të Lirisë, Ismet Munishi. Situata u tensionua me përplasje në distancë, ndërsa trajneri u ndëshkua me karton të kuq dhe u detyrua të largohej nga pankina.

Në video të shpërndara në rrjete sociale, vërehen edhe gjeste të papërshtatshme nga tifozët, përfshirë një rast kur një tifoz heq këpucën në drejtim të fushës, duke shtuar klimën e tensionit gjatë takimit.

Liria e mbylli pjesën e parë në epërsi 0-2, por nuk arriti ta ruante avantazhin, duke lejuar Istogun të rikthehej në lojë dhe të siguronte barazimin në pjesën e dytë.

istogu liria ismet munishi

Lini një Përgjigje