TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 17:26

Barcelona i bën “golin” Bajernit, katalanasit nisin kontaktet me Asllanin dhe ‘ndëshkojnë’ Levandovskin

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona i bën “golin” Bajernit, katalanasit nisin kontaktet

Fisnik Asllani, vetëm 23 vjeç, po konfirmohet si një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Sulmuesi i Hofenhejmit ka tërhequr vëmendjen e klubeve elitare evropiane falë paraqitjeve të tij të qendrueshme, si në Bundesligë, ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës nën drejtimin e trajnerit Franko Foda.

Sipas agjentit të lojtarit, Ajman Dahmani, Barcelona ka shprehur interes konkret për transferimin e Asllanit. “Interesi i Barcelonës për lojtarin mbetet aktiv dhe ka pasur kontakte nga klubi katalanas”, deklaroi ai.

Aktualisht, Asllani ka kontratë me Hofenhejmin deri në verën e vitit 2029. Klauzola e largimit, e vlefshme nga merkatoja e ardhshme verore, llogaritet të jetë mes 25 dhe 29 milionë euro.

Përveç Barcelonës, interes i fortë raportohet edhe nga Bajerni i Mynihut në Gjermani dhe Çelsi në Premier Ligë, duke e bërë të ardhmen e sulmuesit objekt të një gare të mundshme mes klubeve të mëdha.

Në të njëjtën kohë, spekulimet për ndryshime në repartin ofensiv të Barcelonës janë shtuar, duke u lidhur edhe me të ardhmen e Robert Levandovskit, i cili sipas raportimeve mund të jetë drejt fundit të aventurës së tij me klubin katalanas.

fisnik asllani sulmuesi shqiptar barcelona

Lini një Përgjigje