TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2025, 16:22

“Tërbohen ‘demat’”, pas Skënder Gegës jep dorëheqjen edhe drejtori teknik i Partizanit

Shkruar nga Pamfleti

“Tërbohen ‘demat’”, pas Skënder Gegës jep

Drejtori teknik i Partizanit, Sokol Haxhia, ka njoftuar këtë të enjte më 24 korrik, largimin nga klubi. Këtë lajm të befasishëm, ish-futbollisti i “Demave të Kuq” e ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook.

Ishte një nder dhe një përgjegjësi e madhe të kontribuoja në këtë periudhë te zhvillimi i Partizanit. Largohem me krenarinë se dhashë gjithçka nga vetja për këtë klub historik. Faleminderit të gjithëve që më mbështetët në këtë rrugëtim. Futbolli vazhdon, gjithmonë me pasion”, shkruan Haxhia.

Rikujtojmë që Haxhia e mori detyrën më 29 mars ku u prezantua nga klubi, po aventura nuk zgjati shumë. Ai dikur ka qenë futbollist i Partizanit dhe u rikthye në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.

Përkohësisht, skuadrën e ka në drejtim ish-trajneri i moshave të Partizanit, Fatjon Muhameti, i cili do të stërvisë lojtarët derisa klubi të vendosë për trajnerin e ri.

Kujtojmë se jo më larg se dje, u largua po papritur nga detyra si trajner i Partizanit, Skënder Gega.

Ai e mori drejtimin e këtij klubi më 28 mars dhe qendroi në stol në 11 ndeshje, ku regjistroi pesë fitore, katër humbje dhe dy barazime.

sokol haxhia drejtori teknik i partizanit

Lini një Përgjigje