Sport20 Shkurt 2024, 19:12

Teuta mbetet “mace e zezë” për Tiranën, dy ekipet lënë të hapur kualifikimin në ndeshjen e dytë të Kupës

Shkruar nga Pamfleti

Teuta mbetet “mace e zezë” për Tiranën, dy ekipet

Tirana dhe Teuta kanë barazuar pa gola në “Niko Dovana”, aktin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.  Në pankinën kryeqytetase debutoi trajneri Erbim Fagu.

Durrsakët e filuan mirë takimin, duke treguar dëshirë të madhe që në minutat e para. Pas gjysmë ore lojë, të besuarit e Edi Martinit lëshuan sinjale të qarta, një goditje e Çyrbjës shkaktoi drithërima në stadium, por vetëm kaq.  Takimi u zhbllokua në minutën e 45 nga Lloci, gjithsesi nuk pati festë te Teuta, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 56, bardheblutë flirtuan me golin, me Përgjonin që humbi një mundësi ideale për të shënuar. Një aksion spektakolar, por finalizimi la për të dëshiruar.

Pak më vonë, “Djemtë e Detit” kërcënuan seriozisht portën e mbrojtur nga Kozi, me anë të Filit, me një goditje. Në minutën e 74, pati tensione në fushë. Patrik iu drejtua Beqjas: Shihemi jashtë!

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me ekipet që do luajnë fatin e kualifikimit në ndeshjen e kthimit.

 

tirana teuta kupa e shqipërisë