TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 16:10

Tirana vazhdon “gjumin letargjik”, bardheblutë mposhten nga Vllaznia dhe rrezikojnë rënien; Laçi ‘likuidon’ kampionët e Egnatias

Shkruar nga Pamfleti

Tirana vazhdon “gjumin letargjik”, bardheblutë mposhten nga

Tirana vazhdon “gjumin letargjik”. Bardheblutë kanë harruar prej 4 javësh shijen e fitores dhe këtë herë janë ndalur nga Vllaznia. Kryeqytetasit janë mposhtur nga shkodranët me rezultatin 3-4.

Në minutat 6-9 Bekim Balaj shënoi nga penalltia. Kahrimanoviç hodhi topin në zonë për Dodajn. Ky i fundit fitoi 11-metërsh, pasi Jorgji konsideroi të parregullt ndërhyrjen e Gjumsit. VAR ku ndodhet Juxhin Xhaja e konfirmoi.

Në minutën e 18, skuadra e drejtuar nga Bërdariç dyfishoi shifrat. Mala harkoi me të majtën drejt zonës, Balaj nuk fali dhe realizoi me kokë.

Në minutën e 33, Vllaznia gjeti edhe golin e tretë. Kahrimanoviç nxori një top të bukur për Malën, ky i fundit nuk fali dhe realizoi një gol të bukur me parabolë.

Në minutën e 55, Tirana u “zgjua” dhe ngushtoi shifrat. Bajroviç gjuajti drejt portës dhe devijimi i Juriç mposhti Qarrin, duke ndezur shpresat e tifozëve bardheblu.

Në 66, kryeqytetasit pësuan golin e kapitullimit. Gruda gjen golin sapo hyri në fushë duke ndalur vrullin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Në minutën e 90+13, Bajroviç ngushtoi diferencën për Tiranën nga pika e bardhë e penalltisë. Jorgji u thirr nga VAR për prekje me dorë nga Bekim Balaj dhe arbitri akordoi penallti. 

Në minutën e 90+17 Tirana gjen dhe golin e tretë me Ndrecën, por goli i tij vetëm për statistikë.

Me këtë humbje, Tirana mban vendin e 7 me 11 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e përkosësiht në vendin e parë me 18 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Laçi ka mposhtur Egnatian me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra kurbinase ka gjetur ecurinë e rezultateve pozitive nën drejtimin e trajnerit Moreno.

Në minutën e 11, vendasit zhbllokuan ndeshjen me Prodanin.

Në minutën e 53, Melo realizoi edhe golin e qetësisë për Laçin. Shmangu çdo mbrojtës që i doli para, krijoi hapësirën dhe gjuajti topin duke mposhtur portierin Dobjani.

Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 9 me 10 pikë, ndërsa Egantia renditet në vendin e 3 me 16 pikë.

tirana vllaznia laçi egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje