TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 15:36

Tjetër miqësore për kombëtaren në “Air Albania”, zbulohen të gjitha detajet nga ndeshja e radhës

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër miqësore për kombëtaren në “Air

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në muajin tetor ndaj San Marinos U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët e San Marinos që ndeshja të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.

Takimet miqësore janë shumë të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik të Kombëtares U-21, pasi u japin mundësi të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar dhe të ndërtojnë një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 të vitit 2027.

Deri në Kampionatin Europian U-21, kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për takime miqësore, pasi Shqipëria U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor si një nga vendet mikpritëse të EURO U-21.

shqipëria u-21 san marino u-21 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje