TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 15:14

Rei Manaj do të blejë skuadrën e Lushnjes? Reagimi zyrtar zbulon gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj do të blejë skuadrën e Lushnjes? Reagimi zyrtar zbulon

I bujshëm dhe që u përhap shumë shpejt ishte lajmi që Rei Manaj do të blejë klubin e Lushnjes. Për një moment të gjithë tifozët e verdhejeshilëve “filluan” të ëndërrojnë, por duket se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Është vetë klubi i Lushnjes që ka reaguar zyrtarisht në rrjetet sociale. Në postim shkruhet se pavarësisht se Manaj e do shumë klubin e vendit të tij të lindjes, lajmi se do ta blejë është i pavërtetë.

Rey Manaj e do shumë Lushnjen, por lajmi që po qarkullon është i pavërtetë”, shkruan klubi i Kategorisë së Parë.

Rei Manaj do të blejë skuadrën e Lushnjes? Reagimi zyrtar zbulon

Siç dihet tashmë, Lushnja ka dalë 3 herë në ankand për shitjen e aksioneve, por asnjë individ nuk paraqiste ndonjë interes për të blerë klubin. Tashmë mbetet të shihet në ditët dhe javët në vazhdim për të parë se çfarë do të ndodhë, ndërsa Lushnja vazhdon të mbetet në pronësi të Bashkisë së Lushnjes.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare skuadra e lushnjes

Lini një Përgjigje