
Torino po mendon për të ardhmen dhe në fakt po shikon për sulmues. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, drejtuesit i kanë vënë syrin Kristian Shpendit, i cili po bën një sezon brilant me Çezenën në Serinë B, edhe pse një dëmtim në muajin janar, ia ka prerë pak hovin shqiptarit që synon Kombëtaren A.
Situata- Torinezët po përpiqen të krijojnë një ekip edhe për sezonin e ri dhe kjo do të nisë me afrimin e disa lojtarëve me potencial, të cilët nuk kanë ndonjë kosto të madhe. Zapata po vijon mirë me rikuperimin pas operacionit në ligamentet e gjurit, por ai në rastin më të mirë mund të jetë gati në muajin shtator.
Situata aktuale është se Adams mbetet i paprekshëm dhe Sanabria mund të shitet, duke qenë se në merkaton e janarit ishte një hap larg transferimit te Fiorentina. Dhe kjo është arsyeja pse drejtori teknik Davide Vanjati është në kërkim të një lojtari të ri cilësor për ta përfshirë në skuadrën startuese për sezonin e ardhshëm.
Françesko Pio Espozito i Specias i huazuar nga Interi është pëlqyer, por pasi presidenti dhe CEO i zikaltërve Marota kërkoi të përfshinte Riçin në marrëveshje, diskutimi për Espoziton u ndërpre dhe kjo është arsyeja pse Torino po vëzhgon Kristian Shpendin nga Çezena, i cili gjithashtu kushton shumë më pak, negociatat e mundshme mund të mbyllen në 6-7 milionë dhe përveç kësaj, Torino mund të përfshijë lojtarë të rinj që po bëjnë mirë në Itali për të ulur shpenzimet.
Zgjidhja e Shpendit mund t’i lejojë Torinos të presë me qetësi rikuperimin e plotë të Zapatës, edhe nëse lojtari do të mbushë 34 vjeç më 1 prill dhe rikuperimi i tij nuk lë asnjë pikëpyetje në lidhje me rendimetin e tij të plotë fizik në të ardhmen.
Lini një Përgjigje