TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 16:52

“Tradhtia” e shekullit? Ronaldo zhgënjen Realin, mund të veshë fanellën e Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti
“Tradhtia” e shekullit? Ronaldo zhgënjen Realin, mund të
Barcelona-Kristiano Ronaldo

Portugalia dha një përgjigje të fortë në ndeshjen e saj të dytë në Grupin K të Kupës së Botës, duke mposhtur Uzbekistanin me “manita” 5-0.

Pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në takimin e parë, skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez reagoi në mënyrën më të mirë, duke dominuar plotësisht kundërshtarin dhe duke rikthyer besimin në kampin luzitan.

Fitorja e thellë nuk kaloi pa u vënë re as nga Barcelona. Klubi katalanas publikoi në rrjetet sociale një fotografi nga festimet e kombëtares portugeze, ku në plan të parë shihej sulmuesi Kristiano Ronaldo.

Në postimin e saj, Barcelona shkroi:

"Portugalia fitoi 5-0 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e saj të dytë në Kupën e Botës, me Zhoao Kançelon që dhuroi një asist të shkëlqyer."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Ndërkohë, klubi katalanas ka hedhur sytë nga reparti ofensiv, pas largimit të sulmuesit polak Robert Levandovski, duke mbajtur në fokus përforcimin e vijës së sulmit.

Nëse ndodh një gjë e tillë, kjo mund të quhet një tradhti nga ana e CR7, pasi në verën e vitit 2009, 41-vjepari u transferua te Reali i Madridit për një shifër rekord.

Ai qëndroi në "Santiago Bernabeu" deri në vitin 2018, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.

Me skuadrën madrilene, luzitani luajti 438 ndeshje zyrtare, ku realizoi 450 gola dhe dha 131 asiste.

Ndeshje zyrtare: 438

Gola të shënuar: 450

Asiste: 131

Mesatarja: 1.03 gola për ndeshje

Trofetë e fituar

4 Liga të Kampionëve (2014, 2016, 2017, 2018)

2 tituj të La Liga-s (2012, 2017)

2 Kupa të Mbretit

2 Superkupa të Spanjës

3 Superkupa të Europës

3 Kupa të Botës për Klube

Arritjet individuale

Gjatë periudhës te Reali i Madridit, Ronaldo fitoi:

4 Topa të Artë (2013, 2014, 2016, 2017)

4 Këpucë të Arta Europiane

U shpall disa herë golashënuesi më i mirë i La Liga-s dhe i Ligës së Kampionëve.

Rekordet kryesore

Golashënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit me 450 gola.

Lojtari i parë i klubit që kaloi shifrën e 400 golave.

Një nga futbollistët më vendimtarë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Kristiano Ronaldo konsiderohet si një nga legjendat më të mëdha të Realit të Madridit, pasi në vetëm nëntë sezone arriti të lërë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit madrilen.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez real madrid

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jo ky, por te gjithe futbollistet si kokeboshe jane pa moral. Vereni jeten shumices se tyre, nga ish pabreksa qe hapen bythesh nga suksesi i parase. Sa poshtersira bejne ne fushen e lojes qe te ben te vjellesh. Po femrat qe tallin bythen me ta e i rrjepin. Dhe me e bukura eshte se parate e tyre sigurohen nga turmat idiote e paguajne cmimin e larte.

    Lini një Përgjigje