TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2024, 18:53

Trajneri i Evertonit ngre në piedestal Brojën: Kam parë disa momente, tregon se ka mentalitet

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Evertonit ngre në piedestal Brojën: Kam parë disa

Evertoni barazoi me rezultatin 1-1 përballë Mançester Sitit. Një transfertë e vështirë ku skuadra e Brojës pa fillimisht veten në disavantazh dhe më pas Haland që ishte gati të shënonte nga penalltia.

Faktin që skuadra e tij nuk mendoi vetëm për mbrojtjen, e ka përmendur pas ndeshjes trajneri i Evertonit.

Kam parë disa momente nga skuadra që analizon. Forca dhe dëshira që ishte për të vrapuar dhe për të ecur përpara dhe tentativa për ta fituar është shumë e këndshme, që tregon se ka mentalitet”, u shpreh Shon Dajç pas ndeshjes.

Broja hyri në fushë në minutën e 70. Impakti i tij u ndje sidomos në minutat e fundit ku skuadra e Evertonit përveç mbrojtjes, provoi të fitonte takimin.

shon dajç trajneri i evertonit armando broja

Lini një Përgjigje