TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2025, 19:10

Tre ndërhyrje nga VAR dhe 2 gola të anuluar, UEFA vjen me gafë të madhe para ndeshjes Andorrë-Shqipëri (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tre ndërhyrje nga VAR dhe 2 gola të anuluar, UEFA vjen me gafë

Andorrë-Shqipëri nis në orën 20:45, por UEFA ka bërë një gafë të madhe në sajtin zyrtar të saj. Edhe pse ndeshja nuk ka nisur ende, në postimin e bërë nga vetë UEFA në sajtin e saj, raportohet për tre ndërhyrje të VAR-it dhe në dy prej tyre janë anulim golash.

Sigurisht që bëhet fjalë për një gabim teknik në sajtin zyrtar të UEFA-s dhe postimi është bërë aksidentalisht pa dashje, por në kohën e teknologjisë së sotme, asgjë nuk i shpëton syrit të publikut.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe për kuqezinjtë nuk ka rrugë tjetër përveçse fitores, duke shpresuar që Anglia të fitojë ose të barazojë ndaj Serbisë.

Tre ndërhyrje nga VAR dhe 2 gola të anuluar, UEFA vjen me gafë

Lini një Përgjigje