
Lioni u dënua në Francë me rënie në Ligën 2, për shkak të borxheve të mëdha, që kapnin shifrën e mbi 500 milionë eurove.
Një dënim i ashpër për skuadrën e njohur, që përveç rënies rrezikon të mbetet edhe jashtë Europës.
Sipas asaj që ka zbuluar “L’Equipe”, Lioni duhet të paguajë të paktën 200 milionë euro, për të shpëtuar nga rënia.
Skuadra francize ka vendosur të apelojë vendimin, diçka që do të ndodhë më 10 korrik. Klubi duhet të mbledhë 200 milionë euro para apelit, për të shmangur më të keqen.
Xhon Tekstor dha dorëheqjen nga posti i presidentit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në apel për të dëshmuar.
Lini një Përgjigje