TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2024, 19:33

U fut në fushë dhe qëlloi portierin, babi i futbollistit të kombëtares kërkon falje: Kur pashë djalin të gjakosur, u çmenda!

Shkruar nga Pamfleti

U fut në fushë dhe qëlloi portierin, babi i futbollistit të

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi të dielën pas ndeshjes Cesena-Olbia, me portierin e miqve që u godit me grusht në fytyrë nga babai i sulmuesit të vendasve, Cristian Shpendit.

Ky episode erdhi pasi sulmuesi shqiptar u dëmtua nga portieri Rinaldi në minutën e 58’ dhe u largua nga fusha e lojës i gjakosur.

Lojtarët dhe drejtuesit kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur babanë e Cristian Shpendit, ndërsa sot ka ardhur edhe reagimi i Liman Shpendit, që kërkoi ndjesë për episodin në fjalë, ndërsa shpjegoi edhe çfarë e shtyu drejt atij veprimi.

I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe Cesena FC për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë duke u gjakosur me lojtarin tjetër duke e goditur nga pas duke menduar se nuk kishte asgjë. Për këtë arsye, si baba, u çmenda”, tha ai.

Megjithatë, Shpendi është thirrur mëngjesin e sotëm në komisariatin e Cesena-s për identifikim pas sulmit.

kombëtarja

Lini një Përgjigje