Sport 2 Korrik 2023, 19:55

U konfliktua me Murinjon gjatë ndeshjes Kremoneze-Roma, arbitri mbetet papunë për sezonin e ri të Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

U konfliktua me Murinjon gjatë ndeshjes Kremoneze-Roma, arbitri mbetet

Arbitri Marko Serra, i cili u bë i njohur për sherrin me trajnerin Zhoze Murinjo nuk do të drejtojë ndeshje në Serinë A për sezonin e ardhshëm. 
 
Në orët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi. 

Arbitri dhe tekniku portugez u konfliktuan gjatë ndeshjes Kremoneze-Roma, në të cilën “Special One” shpërtheu ndaj tij. 

Më pas gjyqtari italian iu kthye në të njëjtën mënyrë dhe kaq mjaftoi që ai të mos vlerësohej si një nga gjyqtarët më të mirë. 

marko serra arbitri italian zhoze murinjo